“Patrullimet kufitare”, ushtarët e FSK-së kryejnë trajnime nga Forcat e Armatosura të Turqisë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 14 Dhjetor, 2024

Komente


“Patrullimet kufitare”, ushtarët e FSK-së kryejnë trajnime nga Forcat e Armatosura të Turqisë

Ushtarët e Kosovës kanë kryer disa trajnime në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë me përvojë kanë realizuar trajnim teorik e praktik në përgatitjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së, në “ Patrullimet Kufitare” duke realizuar demonstrim praktik në terren, në identifikimin e rrezikut gjatë patrullimeve dhe zgjedhjen e problematikave që dalin gjatë patrullimeve dhe menaxhimin e tyre”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj